image KEK-u deklarohet pas bastisjeve të zyrave nga Krimet Ekonomike

Kosovë

KEK-u deklarohet pas bastisjeve të zyrave nga Krimet Ekonomike

news image

Korporata Energjetike e Kosovës ka reaguar pas bastisjeve të kryera nga Policia e Kosovës në zyret e tyre, shkruan Gazeta Sinjali.

KEK njoftoi për kontrollimin që ua ka bërë Policia e Kosovës, duke shtuar se nuk kanë informata për arsyet e këtij aksioni.

Gjithashtu, në këtë njoftim thuhet se ‘KEK  si gjithmonë mbetet e hapur për bashkëpunim me organet e rendit dhe do të ofrojë qasje të plotë në cilëndo kërkesë nga këto organe’.

Reagimi i plotë i KEK-ut:

Korporata Energjetike e Kosovës njofton opinionin se sot ka pas një kontrolle nga Policia e Kosovës dhe se nuk kemi ndonjë informacion zyrtarë rreth arsyeve të kësaj kontrolle.

Lidhur me këtë, KEK  si gjithmonë mbetet e hapur për bashkëpunim me organet e rendit dhe do të ofrojë qasje të plotë në cilëndo kërkesë nga këto organe.

Megjithatë, KEK mbetet në funksion të përmbushjes së interesit të përgjithshëm publik për prodhimin e energjisë dhe ofrimin e sigurisë së furnizimit me energji elektrike të qytetarëve të vendit.

/GazetaSinjali/