KEDS-i është duke përfunduar një projekt të madh investues në Brezovicë.
Përmes këtij investimi thotë se do të rritet siguria e furnizimit dhe do të përmirësohet dukshëm kualiteti i shërbimeve.
“Kjo do të ndikojë drejtpërdrejt edhe në zhvillim të mëtutjeshëm të asaj ane, e cila konsiderohet zonë turistike”, njofton KEDS-i.
KEDS-i njofton se tashmë ka vendosur trafo blindën tërësisht të re me kapacitete të mjaftueshme për të furnizuar konsumatorët e asaj ane dhe ka bërë shtrirjen e kabllove komplet të reja bashkë me stabilimente përcjellëse.
“Investimet në rrjetin energjetik po vazhdojnë çdo ditë anekënd Kosovës. Kjo tregon përkushtimin e kompanisë për përmbushjen e premtimeve dhe vendosmërinë për të ofruar shërbime kualitative, të qëndrueshme dhe rrjet te sigurt”, njofton KEDS. /Gazeta Sinjali/