Drenica mposhti sot Flamurtarin me rezultat 3:1 në kuadër të Superligës së Kosovës në futboll.
Pas ndeshjes, trajneri i Flamurtarit tregoi dëshpërimin e tij.
“Sot nuk merituam më shumë, loja u humb herët pasi mposhtëm vetveten. Flamurtarin, nuk po e mund Drenica apo Gjilani, por ne pe mposhtim vetveten. Katër ditë dy ndeshje është shumë e vështirë, dhe prapë luajmë të hënën, ku është shumë e vështirë të luajmë tri ndeshje brenda këtyre ditësh, pasi vjen deri të lëndimi i lojtarëve për arsye të terreneve të vështira në futbollin tonë”, u shpreh Keçi për SSK.
Flamurtari bie në vendin e nëntë me 25 pikë, ndërsa Drenica e teta me 27./Gazeta Sinjali/