image KBF Peja 03 shpallet kampion dimëror në Ligën e Parë në Basketboll, synon inkuadrimin në Superligë

Basketboll

KBF Peja 03 shpallet kampion dimëror në Ligën e Parë në Basketboll, synon inkuadrimin në Superligë

news image

Ekipi i femrave në ligën e parë në basketboll, KBF Peja 03 po bën hapa të mëdhenj drejt inkuadrimit në Superligë.

KBF Peja ka mbyllur stinorin dimëror të 2022 si lider i tabelës në Ligën e Parë të femrave në Basketboll, e po ashtu edhe në atë të juniorëve U16.

Nën drejtimin e trajnerit, Dion Basha, i cili dikur kishte qenë edhe vetë lojtar i Superligës në konkurrencën e meshkujve, madje duke depërtuar për një periudhë edhe në Kroaci, ai tani po bën gjëra të mëdha në rolin e trajnerit.

Trajnerit Basha i është shpërblyer puna e palodhshme dhe e pandalshme duke qenë se me të dy ekipet ai tani po prin në tabelë në Ligën e Parë, në të dyja konkurrencat, junior dhe senior.

Peja 2

Nga një grup i jashtëzakonshëm i vajzave të reja, kryesisht të përbërë nga moshat 16 deri 23 vjeç, KBF Peja punoi fuqishëm përpara fillimit të këtij edicioni, për të rritur ambiciet e klubit dhe për të synuar inkuadrimin në Superligë.

Përpos stërvitjeve intensive që kishin zhvilluar gjatë verës, klubi pejan nuk qëndroi duarbosh as në transferime, ku solli disa emra të njohur që edicionin e kaluar kishin luajtur në Superligën e Kosovës.

Pejaa 1

Kujtojmë që vashat pejane sezonin e kaluar kishin një edicion të jashtëzakonshëm duke arritur në dy finale, atë të Kupës së Kosovës dhe të Ligës së Parë të Femrave dhe tashmë duken të gatshme për një sezon tjetër premtues, me ambicie edhe më të mëdha.

/GazetaSinjaliSport/