image KBF Peja 03 shpallet kampione në Ligën e Parë të femrave, siguron inkuadrimin në Superligë

Basketboll

KBF Peja 03 shpallet kampione në Ligën e Parë të femrave, siguron inkuadrimin në Superligë

news image

KBF Peja 03 është shpallur kampione në Ligën e Parë të konkurrencës së femrave në basketboll për sezonin 2022/23.

Vashat pejane kanë triumfuar të dielën ndaj skuadrës së WBC Bashkimi me rezultat 53-47, në ndeshjen e zhvilluar në Suharekë.

Në formatin i cili ishte që skuadra e cila regjistron dy fitore në finale të Play-Off, shpallet kampione, KBF Peja 03 e arriti këtë, duke i fituar të dyja ndeshjet ndaj skuadrës prizrenase.

Me këtë triumf, KBF Peja 03 tani ka siguruar të drejtën që të jetë anëtare e Superligës së Kosovës në Basketboll për sezonin e ardhshëm 2023/24.

Kujtojmë që skuadra e KBF Peja 03 gëzoi sukses sivjet edhe në kategorinë U16.

Ato arritën që të shpallen fituese të Kupës së Kosovës për edicionin 2022-23, duke e mposhtur në finale AA Prishtinën me rezultat 47-43.

Ky sukses i KBF Pejës erdhi pas një pune të palodhur përpara fillimit të kampionatit, ku që atëherë kishin paralajmëruar inkuadrimin në Superligë.

Përpos stërvitjeve intensive që zhvilluan përgjatë verës së kaluar, klubi pejan nuk qëndroi duarbosh as në transferime, ku solli disa emra të njohur që edicionin e kaluar kishin luajtur në Superligën e Kosovës.

/GazetaSinjaliSport/