image FC Prishtina: Nëse FFK injoron vullnetin e pesë klubeve të Superligës, atëherë diskutohet vazhdimi i garave

Futboll

FC Prishtina: Nëse FFK injoron vullnetin e pesë klubeve të Superligës, atëherë diskutohet vazhdimi i garave

news image

Federata e Futbollit e Kosovës njoftoi sot se Agim Ademi do të jetë kandidati i vetëm për kryetar të FFK-së në kuvendin zgjedhor të 6 prillit.

FFK-ja ka theksuar se Gramoz Vokrrit i është refuzuar aplikimi për kandidim, pasi ka gjetur parregullsi te nënshkrimet e delegatëve që i ka mbledhur ai, me theks të veçantë te nënshkrimet e FC Prishtinës dhe Ulpianës.

Rreth kësaj, drejtori i FC Prishtinës – Artan Osmanin, ka shprehur ‘mllefin’ me Federatën e Futbollit të Kosovës, ku edhe ka cenuar me mosvazhdimin e Kampionatit, në rast se injorohet vullneti i 5 klubeve të Superligës.

“Aty është vetëm një komunikim zyrtar me FFK edhe me lidhjen rajonale. Qatë komunikim zyrtar është vendimi i protokolum në lidhje me kandidatët edhe me qaq përfundon kjo temë. Kryesia e ka vendos atë punë, por praktikisht komplet Prishtina ja ka dhënë votën Gramoz Vokrrit. Komplet kandidatët e Prishtinës ja kanë dhanë votën Gramoz Vokrrit, a në parim është vetëm një komunikim zyrtar lidhur me atë çështje. Është një vend tjetër që është shkruar prej e-mailit privar, prej ish kryetarit që ka dhënë dorëhëqje, Remzi Ejupit, në imellë privat njëfar vendimi i paprotokollumë si duket qaty janë kapë ata tash dojnë me gjetë një arsyetim për me eliminu prej garës Gramos Vokrrin. Sido që të jetë nëse ai ka vendos me injoru vullnetin e 5 klubeve të Superligës at’herë kemi problem shumë serioz. E vnoj në diskutim edhe vazhdimin e garës”, deklaroi Osmani për Insportin.

/GazetaSinjaliSporti/