KB Trepça dhe KB Peja e nisën sot kampanjën gjysmëfinale të play-offit në Basketboll.
Në ndeshjen e zhvilluar në Minatori, pak para se të mbaronte çereku i tretë, ndodhi një incident në palestër, teksa një tifozit iu përkeqësua gjendja.
Stafet mjekësore të të dyja klubeve shkuan menjëherë në tribuna për tu përkujdesur për gjendjen e tifozit, duke ia dalë suksesshëm pasi gjendja e tifozit tashmë është e mirë.
KB Trepça përmes llogarisë në Facebook ka konfirmuar se gjendja e tifozit është e mirë, madje tifozi në fjalë së bashku me vëllezërit e tij në ndeshjen e ardhshme do të jenë mysafir të veçantë të klubit.