Klubi basketbollistik, Rahoveci ka lëshuar një komunikatë ku ka bërë të ditur dorëheqjen e gjithë bordit nga kryesia e klubit rahovecas.
Sipas komunikatës, pas analizës së gjithë rrjedhës së kampionatit të shkuar, vështirësitë me të cilat klubi është ballafaquar dhe gjendja aktuale e klubit në të cilën gjendet, ata janë dakorduar që të marrin këtë vendim duke u dorëhequr nga klubi.
Ndër të tjerash, faqja e tyre zyrtare ka njoftuar se së shpejti do ta ftojnë kuvendin e klubit për zgjedhjen e strukturave të reja drejtuese, me qëllim të riorganizimit të klubit.
Njoftimi i plotë: