Klubi basketbollistik Penza nga qyteti i Pejës e ka zyrtarizuar transferin më të ri për edicionin e garave, shkruan Gazeta Sinjali.
Klubi pejan ka njoftuar se ka arritur të nënshkruajë marrëveshje me kolumbianen Maria Delgado.
Delgado është 173 cm e gjatë dhe luan në pozitën e organizatores së lojës.
Kolumbiania në edicionin e fundit ishte pjesë e skudrës spanjolle “Genero” e cila zhvillonte ndeshjet në Ligën e parë të Spanjës.
Në ekipin spanjoll ajo kishte mesatare 10.8 pikë, 3.9 kërcime në 23 ndeshje të zhvilluara.
Ky është transferi i parë zyrtar i skuadrave kosovare në konkurrencën e femrave./GazetaSinjali/