image Ekskluzive: KB Penza përforcohet me basketbollisten amerikane që mban rekordin e pikëve në kolegj

Basketboll

Ekskluzive: KB Penza përforcohet me basketbollisten amerikane që mban rekordin e pikëve në kolegj

news image

Klubi i basketbollit ‘Penza’ në konkurrencën e femrave po vazhdon të përforcon  skuadrën me emra të njohur për sezonin e ri, shkruan Sinjali Sport.

Gazeta Sinjali mëson se klubi nga Peja ka transferuar në radhët e saj, basketbollisten amerikane, Briana Williams.

Williams i bashkohet Penzës nga skuadra amerikane Gie Lady Matrix, që bën gara në ligën basketbollistike të femrave në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Basketbollistja 29 vjeç luan në pozitën e fundorit, derisa njihet për rolin e saj në organizimin e aksioneve.

Në një prononcim për Gazetën Sinjali, kryetari i klubit Kb Penza, Kastriot Gjocaj tha se përveç Williams, klubi do të sjellë edhe dy përforcime të tjera.

Williams ka karrierë të bujshme në Evropë, me ekipet e njohura gjermane, ndërsa ka zhvilluar karrierë edhe në Ballkan te skuadra malazeze Budocnost dhe KB Penza janë të lumtur për rekrutimin e saj u shpreh ai.

Tutje, Gjocaj tha se synim i Kb Penza është fitimi i Super Kupës së Kosovës dhe Ligës Unike që do të zhvillohen në muajin që vjen.

Briana njihet për rekordin që e ka thyer në kolegj ndaj USC Upstate duke realizuar 54 pikë.

Basketbollistja amerikane do t’i bashkohet skuadrës së Penzës në stërvitje ditëve në vijim, ku se bashku me skuadrën kanë prioritet të gjitha titujt. /Gazeta Sinjali Sporti/