image KB Penza bën transferimin e radhës, iu bashkohet basketbollistja Stennis Lakyesha

Basketboll

KB Penza bën transferimin e radhës, iu bashkohet basketbollistja Stennis Lakyesha

news image

Pas transferimit të Kaela Hilairet, KB Penza e ka transferuar edhe një basketbolliste tjetër kualitative. Bëhet fjalë për Stennis Lakyesha, raporton Gazeta Sinjali.

Ajo është e gjatë 178 cm dhe ka bërë paraqitje bindëse deri më tani për skuadrat ku ka luajtur.

 Lakyesha së fundmi ishte pjesë e skuadrës kroate, Brod na Savi.

Ndërkohë ajo më parë ka luajtur edhe për Oakland University, skuadër për të cilën ka bërë 30 paraqitje.

Në sezonin 2014-2015 ajo bëri 26 paraqitje për “Sourthwest Tennessee Community College”, me një mesatare prej 16 pikësh.

Ndërsa, në sezonin 2015-2016 për të njëjtën skuadër bëri 29 paraqitje, me mesatare prej 23 pikësh.

Transferimi i Lakyeshas pritet të jetë një vlerë e shtuar për skuadrën kosovare.

/GazetaSinjaliSporti/