image ZYRTARE: KB Penza përforcohet edhe me qendrën amerikane, Ionna McKenzie

Basketboll

ZYRTARE: KB Penza përforcohet edhe me qendrën amerikane, Ionna McKenzie

news image

KB Penza ka arritur që të përforcohet edhe me shërbimet e amerikanes, Ionna McKenzie, shkruan Sinjali Sport.

Klubi nga Peja ka goditur me transferimin e qendrës amerikane një javë para Superkupës së Kosovës, duke treguar synimet e saja.

McKenzie është përforcimi i radhës i skuadrës pejane, që arrin në tre basketbolliste të huaja.

Pas Cheah Rael-Whitsitt dhe Briana Williams që arritën marrëveshjen javë më parë skuadrën edhe McKenzie u zyrtarizua sot për sezonin e ri.

25 vjeçarja i bashkohet Penzës nga skuadra e Lituanisë, BC Klaipedos Neptunas.

Më poshtë në video mund të shihni aftësitë e saja në elitën e basketbollit lituanes:

/Gazeta Sinjali Sporti/