image KB Penza s'ndalet, transferon edhe Halitajn e Përqukun

Basketboll

KB Penza s’ndalet, transferon edhe Halitajn e Përqukun

news image

Klubi i basketbollit ‘Penza’ në konkurrencën e femrave po vazhdon me përforcimin e skuadrës me emra të njohur, shkruan Sinjali Sport.

Te skuadra pejane së fundmi janë rikthyer edhe dy basketbollistet e njohura kosovare, Diedona Halitaj dhe Arbnore Përquku. Kjo është konfirmuar për Sinjali Sport nga kryetari i klubit, Kastriot Gjocaj.

Kurse, trajneri i Penzës, Dak Turku, tha se të dy basketbollistet pritet t’i bashkohen skuadrës në ditët e ardhshme. Ai gjithashtu është shprehur entuziast me përforcimet e fundit, me pejanet që tashmë do jenë një ‘arrë e fortë’ për çdo kundërshtare.

KB Penza ditë më parë ka transferuar edhe basketbollisten amerikane, Gabrielle Cooper dhe basketbollisten nga Shqipëria, Enisa Qosjën.

Me përforcimet e fundit, te skuadra pejane tashmë janë rritur apetitet dhe synohen trofetë.

Image may contain: 1 person, playing a sport and basketball court
Arbnore Përquku.
Image may contain: 2 people, people playing sport, people dancing, basketball court and shoes
Diedona Halitaj.

Ndryshe, Diedona Halitaj dhe Arbnore Përquku së fundmi ishin pjesë e skuadrës nga Prizreni, Bashkimit. /Sinjali Sport/.