KB Peja ka bërë zyrtar lajmin për transferimin e ri. Ish-basketbollisti i KB Istogut, Mirlind Zekaj i cili njëherësh është edhe reprezentues i Kombëtares së Kosovës U20, është transferimi më i ri i KB Pejës.
Zekaj ishte njëri ndër protagonistët kryesorë tek KB Istogu në sezonin e kaluar ku ata ishin shumë afër promovimit në Superligën e Kosovës.
20-vjeçari pati një mesatare prej 13 pikësh sezonin e kaluar në kuadër të Ligës së Parë të Kosovës. Ai është transferimi i fundit i cili do të arrijë në “Karagaq”. Lajmin për transferimin e tij e ka bërë publik KB Peja përmes llogarisë zyrtare në “Facebook”.