Klubi basketbollistik i Pejës pas kthimit në basketbollin kosovar, ka bërë të ditur trajnerin e skuadrës.
Pejanët kanë prezentuar trajnerin e ri, i cili është kroati Jeronimo Sarin, transmeton Gazeta Sinjali.
Këtë klubi e ka bërë të ditur përmes një shkrimi në rrjetin social, Facebook.
KB Peja ka bërë të ditur se së bashku me trajnerin, kanë filluar të kompletojnë ekipën e sezonës së ardhshme./Sinjali/