Pas fitores ndaj Vëllaznimit, KB Peja ka dhënë një lajm të mirë për tifozët e saj, shkruan Sinjali Sportiv.
Dy nga basketbollistët më të mirë të skuadrës, Dardan Berisha dhe Dion Dixon, pritet të luajnë nga ndeshja e ardhshme.
Klubi pejan ka njoftuar se të dy basketbollistët pritet që t’i bashkohen skuadrës në stërvitje nga nesër (e hënë).
Kësisoj, Berisha dhe Dixon pritet të luajnë me ‘verdhezinjtë’ që nga ndeshja e parë e stinorit pranveror.
Ndryshe, KB Peja e mbylli stinorin vjeshtor me nëntë fitore dhe pesë humbje.