image KB Peja fiton ndeshjen e tretë të gjysmëfinales ndaj Trepçës

Basketboll

KB Peja fiton ndeshjen e tretë të gjysmëfinales ndaj Trepçës

news image

KB Peja ka arritur të regjistrojë fitore ndaj KB Trepçës në takimin e tretë gjysmëfinal të zhvilluar në Karagaçi.

Skuadra pejane ka triumfuar me rezultat 72-66 për të ngushtuar epërsinë në 2-1.

Kjo ndeshje pati përleshje të shumta mes dy tifozërive, çka bëri që ndeshja të ndërpritej fillimisht me 26 sekonda pa mbaruar ndeshja, pasi basketbollistët e Trepçës u larguan nga parketi.

Ndeshja rifilloi më vonë pasi largoi tifozët e dy tifozërive, dhe në fund klubi pejan arriti ta fitojë ndeshjen.

Ndeshja e katërt gjysmëfinale do të zhvillohet përsëri në Pejë, të enjten.

Nese klubi pejan triumfon, atëherë seria do të barazohej në 2-2 dhe ndeshja e cila do të ishte përcaktuese do të bartej në Minatori të Mitrovicës.

/GazetaSinjaliSport/