KB Peja ka arritur të regjistrojë fitore ndaj KB Trepçës në takimin e tretë gjysmëfinal të zhvilluar në Karagaçi.
Skuadra pejane ka triumfuar me rezultat 72-66 për të ngushtuar epërsinë në 2-1.
Kjo ndeshje pati përleshje të shumta mes dy tifozërive, çka bëri që ndeshja të ndërpritej fillimisht me 26 sekonda pa mbaruar ndeshja, pasi basketbollistët e Trepçës u larguan nga parketi.
Ndeshja rifilloi më vonë pasi largoi tifozët e dy tifozërive, dhe në fund klubi pejan arriti ta fitojë ndeshjen.
Ndeshja e katërt gjysmëfinale do të zhvillohet përsëri në Pejë, të enjten.
Nese klubi pejan triumfon, atëherë seria do të barazohej në 2-2 dhe ndeshja e cila do të ishte përcaktuese do të bartej në Minatori të Mitrovicës.