image KB Peja e fiton ndeshjen ndaj Vllaznisë në derbin shqiptar të Ligës Ballkanike

Basketboll

Sport/ KB Peja e fiton ndeshjen ndaj Vllaznisë në derbin shqiptar të Ligës Ballkanike

news image

Klubi basketbollistik i Pejës e ka mundur Vllazninë e Shkodrës me rezultat përfundimtar 78:67, në Ligën Ballkanike.

Kjo është fitorja e dytë e Pejës në dy ndeshje të zhvilluara në BIBL, derisa për skuadrën shkodrane është humbja e dytë.

Te KB Peja u dalluan lojtarët: Drilon Hajrizi me 22 pikë e gjashtë kërcime, Henrik Sirko me 20 pikë e tetë kërcime dhe Malcolm Armstead me 16 pikë, gjashtë kërcime dhe tetë asistime. Ndërsa, te mysafirët u dallua Colin James Voss me 19 pikë, pesë kërcime dhe tre asistime./Gazeta Sinjali/

https://www.facebook.com/kb.peja.official/photos/a.136708293085957/2589798971110198/?type=3&theater