Klubi basketbollistik i Pejës e ka mundur Vllazninë e Shkodrës me rezultat përfundimtar 78:67, në Ligën Ballkanike.
Kjo është fitorja e dytë e Pejës në dy ndeshje të zhvilluara në BIBL, derisa për skuadrën shkodrane është humbja e dytë.
Te KB Peja u dalluan lojtarët: Drilon Hajrizi me 22 pikë e gjashtë kërcime, Henrik Sirko me 20 pikë e tetë kërcime dhe Malcolm Armstead me 16 pikë, gjashtë kërcime dhe tetë asistime. Ndërsa, te mysafirët u dallua Colin James Voss me 19 pikë, pesë kërcime dhe tre asistime./Gazeta Sinjali/