image Kazinoja në Prizren shkel ligjin, zhvillon lojëra të fatit (PAMJE)

Siguri

Kazinoja në Prizren shkel ligjin, zhvillon lojëra të fatit (PAMJE)

news image

Zhvillimi i lojërave të fatit është i ndaluar me ligj në Kosovë por siç duket disa ende po e vazhdojnë aktivitetin e tyre, shkruan Gazeta Sinjali.

Një nga kazinot që po organizon lojëra të fatit është ajo “Royal Kasino” që ndodhet në qytetin e Prizrenit.

Kjo kazino ka llogari të veten në rrjetin social Instagram, ku e promovon aktivitetin e saj vazhdimisht.

Në videon që e ka siguruar Sinjali, shihet se në ambientet e kësaj kazinoje, ka klientë duke luajtur nëpër aparate.

Një sinjalizues ka thënë për Sinjalin, se ka provuar të marrë informacione rreth lokacioni të kazinos duke i shkruar në Instagram me llogari ‘fake’, por i është kërkuar të ketë llogari të vërtetë për ‘shkaqe sigurie’.

Gazeta Sinjali ka kontaktuar me Policinë në Prizren por ata thanë që nuk kanë informata por që do ta trajtojnë këtë rast.

/GazetaSinjali/