Gazeta Sinjali raportoi pak më parë për një kazino në Prizren e cila po vazhdon aktivitetin e saj, përkundër që është e ndaluar me ligj. Menjëherë pas raportimit të Sinjalit, kjo kazino e ka ç’aktivizuar llogarinë e saj në Instagram.
Publikonte në Instagram video e fotografi të klientëve, të cilët luanin nëpër aparate, gjë që edhe shteti i Kosovës e ndaloi me ligj. Në këto pamje shihej se numri i klientëve në “Royal Kasino” nuk ishte i vogël.
Një sinjalizues që dërgoi fotografi të bisedës me këtë kazino, tha se ka provuar të marrë informacione rreth lokacionit të kazinos duke i shkruar në Instagram me llogari ‘fake’, por i është kërkuar të ketë llogari të vërtetë për ‘shkaqe sigurie’.
Gazeta Sinjali ka kontaktuar me Policinë në Prizren por ata thanë që nuk kanë informata por që do ta trajtojnë këtë rast. /GazetaSinjali/