image Kavajë: Ra nga pallati ku po punonte, humb jetën 55-vjeçari

Shqipëri

Kavajë: Ra nga pallati ku po punonte, humb jetën 55-vjeçari

news image

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Kavajë. Policia njofton se rreth orës 08:30, në Kavajë, dyshohet se duke punuar në një pallat në ndërtim, ka rënë nga lartësia dhe për pasojë ka humbur jetën punëtori shtetasi P. Gj., 55 vjeç, raporton Tch.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. /GazetaSinjali/