image Katy Perry shtatzënë

Showbiz/ Katy Perry shtatzënë

news image

Këngëtarja australiane zbulon se është në pritje të fëmijës së saj të parë me Orlando Bloom në një video muzikore të re për Never Worn White.

Katy (35) më pas konfirmoi lajmet në Twitter disa minuta pas premierës botërore, duke u thënë fansave se është e lumtur.

Muzikantja dhe e fejuari i saj aktori Orlando Bloom, 43-vjeç, do të mirëpresin fëmijën e parë së bashku gjatë verës.

Ylli i ‘Pirates Of The Caribbean’ është tashmë baba i djalit Flynn, nëntë vjeç, të cilin e ka me ish-supermodelen Miranda Kerr, 36-vjeç.

Katy u fejua me Orlandon në ditën e Shën Valentinit në vitin 2019 dhe martesa pritet këtë vit.

Ajo ka qenë e martuar me aktorin britanik Russell Brand, 44-vjeç, por u ndan pas një viti. /Gazeta Sinjali/