Artistja, Katy Perry dhe aktori, Orlando Bloom janë bërë prindër për herë të parë.
Ajo ka sjellë në jetë një vajzë bashkë me të fejuarin e saj, aktorin Orlando Bloom.
Ata i kanë vënë emrin vajzës, Daisy Dove Bloom, një emër i një luleje të bukur që në shqip ka emrin Margaritë, ndërsa si emër të mesëm ata kanë vendosur për Dove, e që është Pëllumb.
“Ne po fluturojmë nga gëzimi dhe lumturia për arritjen e sigurt dhe të shëndetshme të vajzës sonë”, kanë thënë Katy për UNICEF.
“Por e dimë se jemi shumë me fat dhe jo çdo kush mund të ketë proces të lindjes kaq paqësore siç ishte kjo e jona. Komunitetet përreth botës ende janë duke u përballur me mungesë të punonjësve shëndetësorë dhe çdo 11 sekonda një grua shtatzënë dhe një i porsalindur vdes, kryesisht për shkaqe të shmangshme. Që nga COVID-19 shumë më shumë jetë të porsalindurve janë në rrezik për shkak të mungesës së ujit, sapunit, vaksinave dhe ilaçeve parandaluese të sëmundjeve. Si prindër të një bebe të sapolindur, kjo na thyen zemrat, dhe ne bashkndjejmë me prindërit në vështirësi tani më shumë se kurrë”, tha ajo. /Gazeta Sinjali/