image Katër yjet e Real Madridit infektohen me COVID-19

Futboll

Katër yjet e Real Madridit infektohen me COVID-19

news image

Real Madrid ka njoftuar se katër futbollistë të ekipit të parë kanë rezultuar pozitiv me COVID-19, përcjell Sinjali Sport.

Thibaut Courtois, Federico Valverde, Eduardo Camavinga dhe Vinicius Jr janë lojtarët e infektuar me koronavirus.

Vinicius ishte në pushimet e fundvitit në Miami, kurse Courtois dhe Camavinga në Dubai, gjë që duket se ka ndikuar për t’u infektuar lojtarët në fjalë.

Los Blancos kishin disa lojtarë javën e kaluar të infektua, por që gjatë kësaj javë janë shëruar.

/Gazeta Sinjali Sporti/