image Katër vjet burgim personit që goditi për vdekje motoçiklistin në fshatin Grabovc

Kosovë

Siguri/ Katër vjet burgim personit që goditi për vdekje motoçiklistin në fshatin Grabovc

news image

I akuzuari për vrasjen e motoçiklistit në Grabovc, H.B., është dënuar me katër vjet e 10 muaj burgim, raporton Gazeta Sinjali.

Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur fajtor H.B., pasi në vitin 2018, rreth orës 15:00, në rrugën rajonale Fushë Kosovë-Gllogoc, në fshatin Grabovc i Vogël, nga pakujdesia kishte goditur motoçiklistin D.B., 10-vjeçar, i cili si pasojë e goditjeve të marra kishte ndërruar jetë.

“Të akuzuarit H.B., në dënimin e shqiptuar do t’i llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim dhe arrest shëpiak nga data 23.08.2018”, thuhet në komunikatën e Gjykatës Themelore në Prishtinë./Gazeta Sinjali/