image Katër vetura bëhen llom në magjistralen Prishtinë-Gjilan

Siguri

Katër vetura bëhen llom në magjistralen Prishtinë-Gjilan

news image

Rreth orës 12:00 ka ndodhur një aksident trafiku në magjistralen Prishtinë-Gjilan,  konkretisht në fshatin Slivovë, ku thuhet se janë përfshirë katër vetura, raporton Gazeta Sinjali.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë policia, të cilët po hetojnë rastin, derisa pos dëmeve materiale nuk dihet ende se a ka edhe të lënduar.

Zëdhënësja e Policisë së Prishtinës Flora Ahmeti, tha për Sinjalin se rreth orës 12:00 kanë pranuar informatën se në rrugën Prishtinë-Gjilan, ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime.
Në këtë aksident kanë qenë të përfshira katër automjete.

“Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar katër persona. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, tha Ahmeti.

/GazetaSinjali/