image Katër të vdekur pas sulmeve ruse në qendrën mjekësore në Kharkiv

Botë

Katër të vdekur pas sulmeve ruse në qendrën mjekësore në Kharkiv

news image

Katër civilë janë vrarë dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur, si pasojë e sulmeve ruse që kanë goditur qendrën mjekësore në Kharkiv, ka thënë policia lokale.

Kharkivi është qyteti i dytë më i madh i Ukrainës dhe afër kufirit rus në lindje.

“Këtë mëngjes, pas bombardimeve në infrastrukturën civile nga disa lansuese raketash, shtatë civilë janë plagosur dhe katër prej tyre kanë vdekur”, ka thënë policia.

Sulmet kanë shënjestruar një qendër mjekësore në rajonin Osnovianski.

/GazetaSinjali/