Të paktën katër persona kanë humbur jetën nga përmbytjet që përfshinë provincën veriperëndimore të Turqisë, Bursa, njoftuan zyrtarët herët të hënën.
Sipas informacioneve të marra nga ekipet të përfshira në operacionet e kërkim-shpëtimit, dy nga katër personat e zhdukur janë gjetur të vdekur.
Të dielën e vonë, Yakup Canbolat, guvernatori i provincës Bursa, tha se sipas një vlerësimi fillestar, dy njerëz kishin vdekur dhe katër ishin të humbur në përmbytje.
Përmbytjet kanë ndodhur në rrethin Kestel, duke paralizuar jetën në lagjet rurale Dudakli, Narlidere, Aksu dhe Kayacik.
Operacionet intensive të kërkim-shpëtimit janë duke u realizuar në zonat e goditura nga përmbytja nga 257 pjesëtarë, 134 prej të cilëve janë të xhandarmerisë.
Ministri i Brendshëm, Suleyman Soylu, ka mbërritur në Kestel me udhëzimet e presidentit Recep Tayyip Erdogan për të inspektuar zonën, tranmeton AA.
Sipas vlerësimeve të tij fillestare, Soylu tha se reshjet janë shumë më të larta nga normat sezonale.
Ai tha se tani për tani, e vetmja gjë që ekipi i shpëtimit mund të bëjë është gjetja e të zhdukurve./Gazeta Sinjali/