Greqia ka konfirmuar 103 raste të reja me Covid-19, duke e çuar në 331 numrin total të të infektuarve, transmeton Gazeta Sinjali.
Këtë njoftim e bëri, toksikologu, Sotiris Chiordas, I cili deklaroi se nga 103 rastet e reja, 44 prej tyre nuk kanë pasur histori udhëtimi me vendet e prekura dhe ndodhen të izoluar në shtëpi.
“Ne do të shohim se në çfarë mase masat kufizuese mund të parandalojnë përhapjen e koronavirusit pas 4 javësh”, tha Chiordas.
Ndërsa, katër personat të cilët humbën jetën nga koronavirusi në Greqi, kanë vuajtur nga sëmundje kronike.
Deri më tani në Greqi janë regjistruar 4 viktima dhe 331 të infektuar me Covid-19./Gazeta Sinjali/