Kosova sot ka shënuar nëntë raste pozitive me variantin e ri të koronavirusit, Omicron. Lajmin e ka bërë të ditur Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike, shkruan Gazeta Sinjali.
Në njoftimin e IKShPK-së thuhet se katër nga rastet pozitive vijnë nga komuna e Mitrovicës, të cilët kanë mohuar që kanë udhëtuar apo kanë pasur kontakte me dikë nga jashtë.
Ndërsa sipas IKShPK-së, dy raste janë të importuara nga SHBA-të, dy nga Londra dhe një nga Franca.