Prokuroria Themelore në Prizren në bashkëpunim me Njësinë e Hetimeve kundër Krimeve Ekonomike dhe Korrupsion në Prizren, ka zbatuar urdhëresën e Gjykatës Themelore në Prizren për bastisje të shtëpive, lokaleve, automjeteve dhe pronës së personave të dyshuar për veprat penale fajdeja dhe detyrim në rajonin e Suharekës, dhe gjatë bastisjes ka arrestuar të dyshuarit L.B., A.B., F.B. dhe F.SH.
Gjatë kontrollit, në cilësi të dëshmive janë gjetur dhe sekuestruar pesë vetura luksoze, 37.300 euro, 320 franga zvicerane, 12 telefona mobilë, 19 fishekë të kalibrit 7.62 mm, si dhe një numër i madh i dokumenteve të ndryshme si kontrata te ndryshme mbi shitblerjen e pronave (shtëpi, banesa, lokale, vreshta dhe automjete).
Katër personat e dyshuar janë intervistuar dhe me aktvendim të Prokurorit të Shtetit janë ndaluar për 48 orë, ndërsa po vazhdohet me hetime për të grumbulluar dëshmi relevante lidhur me rastin. /Gazeta Sinjali/