image Katër pijet që “luftojnë” dehidrimin

Katër pijet që “luftojnë” dehidrimin

news image

Dehidrimi mund të jetë i lidhur me sëmundjet si dhe mund të shkaktohet po ashtu nga stërvitjet, nxehtësia ose udhëtimi.

Nëse jeni duke kërkuar pijen më të mirë për të “luftuar” dehidrimin, atëherë ky artikull do t’ju ndihmojë shumë, transmeton Sinjali.

Pijet që ju ndihmojnë të mbani trupin të hidratuar:

Uji

Uji është një nga pijet më të mira për të luftuar dehidrimin.

Pijet e pasura me elektrolite të përgatitura në shtëpi

Pijen tuaj të preferuar mund ta bëni të pasur me elektrolite me përbërësit e duhur. Çelësi është të përfshini sheqerin, kripën dhe shumë ujë. Kjo recetë, e kësaj pije të shijshme limoni-xhenxhefili ka nevojë për xhenxhefil, limon, lëng limoni, kripë deti dhe ujë mineral.

Shalqiri

Anipse nuk është pije, shalqiri në përbërjen e tij ka 92% të ujit. Cdo herë që hani shalqi, ju jeni duke marrë edhe një dozë të madhe të vitaminave A dhe C.

Ujë kokosi

Uji i kokosit është versioni natyral i pijeve sportive. Ajo përmban pesë elektrolite kryesore: kalium, magnez, kalcium, fosfor dhe natrium./Sinjali/