Policia e Kosovës ka njoftuar se janë lënduar katër persona si pasojë e një aksidenti.
Ky aksident, ndodhi në rrugën B në Prishtinë, mbrëmjen e shkuar, ku shoferi i cili drejtonte makinën, ka goditur tri gra dhe një burrë.
Si pasojë e këtij aksidenti, të lënduarit kanë pranuar tretman mjekësor në QKUK dhe pastaj janë liruar.