image Katër persona të lënduar nga aksidenti në Mitrovicë, policia jep detaje

Kosovë

Siguri/ Katër persona të lënduar nga aksidenti në Mitrovicë, policia jep detaje

news image

Katër persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur në mbrëmjen e sotme në Mitrovicë, shkruan Gazeta Sinjali.

Lajmin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

“Në aksidentin që ka ndodhur rreth orës 20:00 në Tunelin e Parë në Mitrovicë, kanë mbetur të lënduar 4 persona, të cilët kanë kërkuar tretman mjekësor në spitalin e Mitrovicës”, ka thënë Zahiti. /Gazeta Sinjali/