image Katër persona të lënduar në një aksident në Gjilan

Kosovë

Komunikacion/ Katër persona të lënduar në një aksident në Gjilan

news image

Katër persona kanë mbetur të lënduar nga një aksident trafiku që ka ndodhur në mesnatë në dalje të Gjilanit.

Lajmin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.

“Po ka ndodh një aksident në mesnatë. Në dalje të Gjilanit ku janë lënduar katër persona”, ka thënë Hashani.

Ndërsa, katër personat e lënduar janë jashtë rrezikut për jetë./Gazeta Sinjali/