image Katër persona rrahen mes vete në diskotekë, dy prej tyre marrin trajtim mjekësor

Siguri

Katër persona rrahen mes vete në diskotekë, dy prej tyre marrin trajtim mjekësor

news image

Katër persona janë arrestuar në Llapnasellë të Graçanicës sepse të njëjtit janë rrahur në një diskotekë, pas një mosmarrëveshje që kishin.

Ngjarja ka ndodhur në një diskotekë në magjistralen Ferizaj – Prishtinë.

Sipas Policisë së Kosovës, dy prej tyre kanë pranuar trajtim mjekësor, për shkak të lëndimeve të lehta trupore.

Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

/GazetaSinjali/