Katër persona janë arrestuar në protestën e organizuar sot për t’i kundërshtuar reformat në arsim nga kryetari i Kamenicës, Qëndron Kastrati.
Siç raporton sinjalizuesi i Gazetës Sinjali, katër personat që e kanë penguar policinë, janë identifikuar dhe me vendim të prokurorit është lëshuar urdhërarrest ndaj tyre.
Reformat në arsim po vazhdojnë të kundërshtohen nga nxënësit dhe prindërit e kësaj ane.
Gazeta Sinjali do të ju mbajë të informuar rreth këtij rasti. /Gazeta Sinjali/