Këshilla/ Katër mënyra si ta hiqni grimin

news image

Ka shumë metoda dhe produkte që ndihmojnë në pastrimin e fytyrës nga grimi, pa shpenzuar shumë kohë.

Disa njerëz thonë se këto produkte përmbajnë përbërës që nuk janë të mirë për lëkurën. Problem do të kenë akoma më shumë personat, të cilët kanë lëkurë më të ndjeshme.

Mirëpo, ekzistojnë disa mënyra që janë të thjeshta për të hequr grimin, si dhe që nuk shkaktojnë probleme për lëkurën.

Ja cilat janë ato mënyra:

Qumështi

Qumështi është aq i mirë për lëkurën tuaj sa është edhe për shëndetin. Yndyrat dhe proteinat në qumësht ndihmojnë në hidratimin dhe shkëlqimin e lëkurës.

Nëse keni vendosur grim, i cili vështirë hiqet nga fytyra, përdorni pak qumësht apo vaj ulliri për ta pastruar atë. Aplikoni atë në tërë fytyrën tuaj dhe pastaj hiqni atë me anën e një lecke për pastrim apo topa pambuku.

Sodë buke dhe mjaltë

Kjo metodë është e siguruar të largojë çfarëdo lloj grimi që keni vendosur në fytyrë. Vendosni pak mjaltë organike në një leckë të pastrimit dhe pastaj vendosni edhe pak sodë buke. Ky kombinim është shumë i mirë pasi që ndihmon edhe në largimin e qelizave të vdekura.

Vaj kokosi

Ky përbërës është një nga më të mirët për të pastruar edhe grimin kundër ujit!

Vaji i kokosit përmban tre acide esenciale yndyrore dhe peshë të ulët molekulare dhe për këtë arsye ai ka veti antimikrobiale, duke bërë atë hidratuesin më të mirë për lëkurën tuaj. Ju mund të aplikoni atë 10 minuta para se të pastroheni.

Avulli

Po, e lexuat saktë, avulli. Avulli është një metodë shumë e mirë për të pastruar grimin. Provoni të mbushni një enë me ujë shumë të nxehtë (jo ujë të vluar) dhe afroni fytyrën afër enës, qëndroni ashtu për disa minuta. Kjo do të ndihmojë në largimin e mbetjeve të grimit në fytyrën tuaj.

Avulli gjithashtu ndihmon në hapjen e poreve si dhe pastrimin e fytyrës nga papastërtitë dhe mikrobet e ndryshme./Sinjali/


Shpërndaje artikullin

Etiketat kryesore: