Kombëtarja e Ekuadorit ka debutuar me fitore në ndeshjen hapëse të Botërorit që po mbahet në Katar.
Ekuadori ka mposhtur nikoqirët e Katarit me rezultat solid 2-0, duke u bërë kështu kombëtarja e parë që shijon fitoren në këtë turne që nisi sot.
Enner Valencia ishte protagonisti kryesor i ndeshjes, i cili realizoi të dy golat për kombëtaren – të dy duke i realizuar në pjesën e parë.
Sulmuesi i Fenerbahces fillimisht realizoi në minutën e 16-të përmes penalltisë, teksa në minutën e 31-të ai dyfishoi shifrat me një gjuajtje precize me kokë nga një distancë e konsiderueshme.
Në grupin A, dy skuadrat e tjera që ndodhen janë Senegali dhe Holanda, të cilat luajnë nesër me fillim nga ora 17:00.