image Messi shkruan histori pas golit të shënuar ndaj Francës
[wp-story id="814678"]

Futboll

Messi shkruan histori pas golit të shënuar ndaj Francës

news image

Argjentina ka kaluar në avantazh në sfidën finale të Kupës së Botës Katar 2022 ndaj Francës.

Lionel Messi i ka dhënë avantazhin ‘albiçelestëve’, duke realizuar nga penalltia në minutën e 22-të.

Me këtë gol, argjentinasi ka shkruar histori.

Argjentinasi është bërë lojtari i parë që shënon në raundin e 16-të, në çerekfinale, në gjysmëfinale dhe në në finale të një Kupe të Botës. Ai gjithashtu realizoi edhe dy gola në fazën e grupeve.

Me këtë gol, ai gjithashtu tani prin si golashënuesi më i mirë i këtij turneu, me 6 gola të shënuara.

/GazetaSinjaliSport/