image Kastraveci më i gjatë në botë rritet në Britani

Ushqime

Kastraveci më i gjatë në botë rritet në Britani

news image

Një kopshtar amator theu rekordin botëror Guinness duke rritur një kastravec masiv me përmasa 1.17 metër të gjatë.

Nga Guinness World Records thanë se Sebastian Suski, i cili është nga Polonia dhe tani jeton në Southampton të Anglisë, fitoi rekordin për kastravecin më të gjatë kur perimet e tij të korrura u konfirmuan se ishin 6 centimetra më të gjata se rekordi i mëparshëm.

“Kisha rritur tranguj të mëdhenj, por asnjëherë mjaftueshëm për të mposhtur titullarin ekzistues të rekordeve botërore Guinness”, tha Suski.

“Rritja e trangujve super të gjatë është një biznes i rrezikshëm”, tha ai.

“Nëse pret shumë shpejt, nuk do të kesh një thyerje rekordi, por nëse e lë shumë gjatë, futesh në zonën e rrezikut. Ju rrezikoni që kastraveci juaj të kalbet teksa rritet!” shtoi tutje ai.

Suski tha se ai pothuajse humbi rekordin kur iu desh të shtrohej në spital teksa rriteshin perimet e mëdha.

“Doktori gjeti një enë gjaku që rrjedh në kokën time dhe kështu kalova një javë në spital. Por për fat gruaja ime, Renata, ishte gati për t’u kujdesur për kastravecin dhe për ta mbajtur atë të ujitur dhe të ushqyer mirë. Pa Renatën, nuk do ta arrija këtë rekord”, shtoi Sebastian Suski.

/GazetaSinjali/