Kryetari i Komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati ka bërë të ditur se është shëruar nga koronavirusi.
Kastrati ka thënë se sipas protokollit të IKSHPK-së, ai tashmë konsiderohet se është shëruar pas 21 ditëve.
“Janë bërë 25 ditë që nga kontakti me një person që ka rezultuar pozitiv, 21 ditë prej që jam izoluar dhe 17 ditë nga testimi për këtë virus. Për gjithë këtë periudhë fatmirësisht nuk kam pasur asnjë simptomë dhe konsiderohet që kam qenë prej të infektuarve asimptomatik”, ka shkruar Kastrati.
Tutje, Kastrati gjithashtu ka bërë të ditur se nuk ka qenë bartës i virusit te askush tjetër dhe se ka punuar nga shtëpia gjatë kohës kur ka qenë i infektuar.
“Shqetësimi im më i madh ka qenë nëse unë kam qenë bartës i virusit tek dikush tjetër, sidomos tek ata që mund të jenë më të rrezikuar e me sëmundje kronike. Por, në këtë situatë unë jam tejet i lumtur që asnjë nga kontaktet e mia nuk kanë rezultuar pozitiv, përfshirë këtu familjen e kolegët. . Këtë periudhë, zyrën e kam zhvendosur në shtëpi dhe kam punuar prej aty, kurse tani do i rikthehem punës në komunë për qytetarët tanë”, ka shkruar Kastrati. /Gazeta Sinjali/