image Kastrati: Po e humbim atë që e kemi fituar me luftë

Politikë

Kastrati: Po e humbim atë që e kemi fituar me luftë

news image

Deputeti i PDK-së, Ardian Kastrati ka folur për situatën aktuale të sigurisë në Kosovë, pas dështimit për ta arritur një marrëveshje në Bruksel.

Kastrati, ka thënë se përshtypja e tij është që po humbet ajo që u fitua me luftë.

“Përshtypja ime është që ne po e humbin atë që e kemi fitu n’luftë. Kjo situatë implikon shumë aspekte të sigurisë, që dalin përtej Kosovës dhe e përfshijnë të gjithë rajonin”, ka thënë Kastrati.

Kastrati ka thënë se çështja e veriut nuk duhet të trajtohet me masa policore.

“Çështja e veriut duhet të trajtohet me masa politike, jo me masa policore”, ka deklaruar ai.

Tutje ai ka vlerësuar se situata do të bëhet edhe më e rrezikshme.

“Parashoh situata jo të këndshme, edhe të rrezikshme”, ka vazhduar Kastrati në T7.

Ai ka kritikuar Kurtin dhe bashkëpunëtorët e tij për mënyrën se si e kanë zhvilluar dialogun me Serbinë deri tani.

/GazetaSinjali/