Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Ardian Kastrati, ka reaguar pas zgjedhjes së Vjosa Osmanit presidente.
Ai përmes një statusi në Facebook ka cituar një përshkrim të shkrimtarit Faik Konica, duke aluduar te Vjosa Osmani, pasi postimi është bërë menjëherë pasi ajo mori postin e të parës së shtetit.
“Gjithmonë më ka pëlqyer shumë satira e Faik Konicës. Në një shkrim të botuar në ‘ Gazeta Dielli’ mes tjerash gjeta këtë përshkrim satirik të Konicës (për një ish zyrtare të lartë të Stambollit) që sonte më bëri të qesh me lot: ‘…një fshatarake me një bark si kadë e me këmbë si magje, me një palë duar të trasha e të pjekura, e me një fytyrë të fryrë e të kuqe si piper t’Ohrit’”, ka shkruar ai.