image Kastrati i PDK-së: Kurti nesër nuk duhet të pranojë pikën që na kërkon t'i harrojmë krimet e Serbisë

Politikë

Kastrati i PDK-së: Kurti nesër nuk duhet të pranojë pikën që na kërkon t’i harrojmë krimet e Serbisë

news image

Deputeti i PDK-së, Ardian Kastrati, ka kërkuar nga kryeministri Albin Kurti që nesër në takimin e Ohrit ta refuzojë pikën e Planit të BE-së, e cila kërkohn që të harrohen krimet e Serbisë.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se të tjerat pika të planit duhet të analizohen dhe të diskutohen.

“Kurti nesër duhet me zë e figurë ta bëjë të qartë se nuk pranojmë pikën që na kërkon ti harrojmë krimet e Serbisë mbi ne. Të tjerat analizohen e diskutohen! Kurti nesër e ka më lehtë për “Zajednicēn”. Sa i përket konsumit të brendshëm (aty ku i dhemb këtij më shumê) p.sh. mundet me thënë e kanë votu ata para meje në Kuvend, etj. I bjen me i hëngër edhe fjalët e veta kundër “Zajednicês”, por nuk paraqet ndonjë problem të madh se edhe militanti i tij u mësu që ky rrenat e mashtrimet i ka sporte olimpike. Fundja, Gjykata Kushtetuese e ka thënë të vetën”, ka shkruar Katrati.

Sipas tij, Kosova nuk duhet të pranojë tekstin që kërkon të mohohet e kaluara.

“Mirëpo, Kurti nuk duhet nesër me pranu kursesi tekstin që na kërkon me harru të kaluarën. Serbisë dihet se kjo i konvenon për dy arsye: E para, ka bërë gjenocid ndaj nesh. E dyta, me fushata të saj (bashkë edhe me bashkëpunëtorët e saj në Kosovë) që nga koha e UNMIK, EULEX e deri te Specialja kanë arrit ta hedhin në gjyq qindra ushtarë të UÇK-së, çdo komandant zone të UÇK-së e deri te Shtabi i Përgjithshëm i saj (aktualisht në Hagë)”, ka shkruar Kastrati.

/GazetaSinjali/