Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Ardian Kastrati, i ka blerë një qebe kryeministrit Albin Kurti për t’ia dërguar në Parlament.
Befasinë me qeben e blerë në një dyqan për bebe, Kastrati tha se ia prishi PSD-ja, e cila vendosi një numër të madh qebesh para Qeverisë së Kosovës.
Ai përmes një postimi në Facebook ka shkruar se “Unë sot ja bleva Kurtit këtë batanije në “BABY SHOP” me ja jep në parlament, por më shkoj huq se PSD paska investuar më shumë se unë dhe ja paska vendos para Qeverisë disa batanije me dimensione shumë më të mëdha se e imja…nejse, me rëndësi është me pas me çka me u nxe ky djaloshi”./GazetaSinjali/