image Kasami: Blloku opozitar shqiptar ka tjetër pikëpamje për zgjedhjet

Rajon

Maqedoni/ Kasami: Blloku opozitar shqiptar ka tjetër pikëpamje për zgjedhjet

news image

“Blloku opozitar shqiptar ka pikëpamje të ndryshme politike për çështjen nëse vendi duhet të shkojë në zgjedhje të parakohshme parlamentare”,  ka deklaruar  kreu i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami.

Ai ka thënë se interesat e shtetit janë më të rëndësishme sesa interesat e partisë. Kasami thekson se së pari duhet të rrumbullakohet data për zgjedhjet e tetorit dhe pastaj të diskutohet për pyetjet e tjera.

“Ne si parti opozitare jemi gjithmonë të gatshëm të marrim përsipër obligimet dhe detyrimet tona të cilat do të na jepeshin nga qytetarët Republikës së Maqedonisë së Veriut, por nuk duhet si parti të pengojmë atë që është në interes të të gjithë qytetarëve të vendit”, thekson Kasami.

Sipas Bilall Kasamit, premtimet “një shoqëri për të gjithë” nuk janë përmbushur dhe kjo është arsyeja pse Maqedonia ka nevojë për reforma brenda partive politike./Sinjali/