Joao Felix nuk e nisi aspak mirë aventurën e tij me Chelsean.
Portugezi nënshkroi me klubin londinez për një huazim 6-mujor, deri në fund të sezonit, pa opsion të blerjes nga Chelsea.
Pas shumë mungesave në stolin blu, ai startoi në përballjen londineze ndaj Fulham të enjten, vetëm dy ditë pasi u zyrtarizua si lojtar i ri i klubit, shkruan Sinjali Sport.
Megjithatë, jo çdo gjë shkoi mirë, pasi ai u ndëshkua me karton direkt të kuq pas një ndërhyrje të ashpër në futbollistin e Fulham në minutën e 58-të, duke bërë që të përjashtohet nga loja, dhe duke e lënë skuadrën e tij me 10 lojtarë. Chelsea më pas pësoi golin e dytë, që njëherit ishte edhe i humbjes për klubin e tij.
Felix tani do të mungojë në tri ndeshjet e ardhshme në ligë me Chelsean.
Gjatë këtyre tri xhirove, ata do të përballen me Crystal Palace në shtëpi, Liverpool mysafir, dhe Fulham në shtëpi.
Nga marrëveshja e bërë paraprakisht, e cila kushtoi rreth 11 milionë euro për huazimin e tij 6-mujor, i bie që për këto tri ndeshje, janë ekuivalente me mbi 1,550,000 euro.
???? Joao Felix’s red card v Fulham means he will miss the next three league games.
— Transfer News Live (@DeadlineDayLive) January 13, 2023
⚽️ Crystal Palace (h)
⚽️ Liverpool (a)
⚽️ Fulham (h)
These missed games equal over €1,550,000 in loan fees. ????♂️
Me gjithë tarifën dhe pagën e tij, tarifa e këtij transferimi kap gati shifrën e 20 milionë eurove.